
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka folur për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.
Rohde përmes një postimi në Twitter ka thënë se pret nga institucionet e Kosovës që të organizojnë zgjedhje kredibile dhe transparente në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare.
Ambasadori gjerman ka folur edhe certifikimin e kandidatëve për deputetë.
“Procedurat parazgjedhore, përfshirë certifikimin e kandidatëve, janë ende në vazhdim. Këto procedura përcaktohen me ligj dhe përfshijnë edhe mundësi ankese”, ka shkruar ambasadori Rohde.
Ambasadori theksoi se të gjitha palët duhet të respektojnë trajtimin e barabartë dhe rregullat e udhëzimet përkatëse, të cilat garantojnë zgjedhje të drejta dhe transparente.
“Është e rëndësishme që institucionet e pavarura dhe organet përkatëse gjyqësore të jenë në gjendje të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje”, ka shkruar Rohde në Twitter.