
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde pas ndihmës 26 milionëshe nga BE’ja, ka kërkuar që të kalohet Projekligji për Rimëkëmje Ekonomike.
Rohde ka shkruar në Twitter se pas ndihmës së BE’së tani qeveria duhet të sigurojë shumicën që të kalohet Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Lajme te mira! BE’ja vazhdojnë të bëjnë atë që e flasin duke mbështetur partnerin tonë të besuar Kosovën me kontribute të konsiderueshme financiare në luftën kundër pandemisë. Do të ishte gjithashtu mirë nëse Qeveria së shpejti do të mblidhte shumicën për të miratuar më në fund Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twiter.
Kujtojmë, që Kosova do të ndihmohet nga Bashkimi Evropian në luftën kundër COVID 19 me 26.5 milion euro.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.
Në këtë njoftim thuhet se shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog, dhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nënshkruajnë sot një kontratë me vlerë prej 26.5 milion euro.
Kontrata është e dizajnuar për t’i përkrahur përpjekjet e Qeverisë në adresimin e pasojave ekonomike të pandemisë COVID-19.