970×90
970×90
970×90
970×90

Ambasadori amerikan pret në zyre Veselin dhe Haradinajn, diskutojnë për taksen

Ambasadori amerikan pret në zyre Veselin dhe Haradinajn, diskutojnë për taksen

Ky takim është thirrur nga Veseli, kurse presidenti Hashim Thaçi ka thënë se zhvillimet aktuale dhe disa nga veprimet e institucioneve shtetërore janë duke u përcjellë me shqetësim nga qeveria amerikane.

“Kjo situatë është për keqardhje. Prandaj, tani është momenti t’i respektojmë këshillat miqësore amerikane, të cilat synojnë fuqizimin e shtetit të Kosovës dhe pacifikimin e rajonit. Teket personale të asnjë lideri shtetëror nuk guxojnë të lëndojnë interesin tonë shtetëror dhe atë strategjik të SHBA-së për Kosovën e më gjerë. Veprimet populiste nuk guxojnë të cenojnë vizionin dhe vendimet strategjike të Kosovës. Cenimi i raporteve me SHBA-në, i kësaj aleance të shenjtë, paraqet fillimin e cenimit të shtetit tonë”, ka thënë ai.

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar për KosovaPress se do të ishte naivitet i papranueshëm nëse shpjegohet se raportet mes  Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën varen nga heqja e taksës.

Related posts