Nëpërmjet një postimi në Twitter, ambasadori amerikan në Kosovë ka thënë se SHBA do të mbështes dialogun që do të ndërmjetësohet nga BE për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, përcjell lajmi.net.
“E mirëpresim miratimin në Kuvend të rezolutës për Dialogun. Jemi të inkurajuar të shohim pjesëmarrjen politike. Dialogu nën udhëheqjen e BE-së, me mbështetjen tonë, për një zgjedhje kreative. Ne përgëzojmë udhëheqjen e Kuvendit me delegacionin shtetëror përfshirës – është çelës për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, ka shkruar Kosnett