Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar i zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës që nuk arriti të zgjedh gjykatësit e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Ai, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është i zhgënjyer me Kuvendin e Kosovës që nuk arriti të përfundojnë punimet në këtë drejtim, transmeton gazetametro.net
“Mirë se vini dy gjykatësit e rinj të Gjykatës Kushtetuese. I zhgënjyer nga Kuvendi i Kosovës, që nuk arriti t’i përfundojë punimet e tij… Ruajtja e sistemit të drejtësisë në Kosovë dhe rifillimi i procesit ASAP, shumë të rëndësishme”, ka shkruar ambasadori Greg Delawie në Twitter.
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedh tre gjykatësit për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.