970×90
970×90
970×90
970×90

Ambasadori amerikan: Askush të mos e mohojë çfarë ka ndodhur në Reçak

Ambasadori amerikan: Askush të mos e mohojë çfarë ka ndodhur në Reçak

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se askush nuk duhet harruar dhe mohuar çfarë ka ndodhur në Reçak.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se gjithashtu askush nuk duhet të mohojë e as harrojë pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët dolën në mbrojtje të Kosovës.

Hovenier ka shkuar se mban mend mirë ditën kur ka ndodhur Masakra e Reçakut.

“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: ‘Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo’. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar ai.

Related posts