970×90
970×90

Ambasadorët shqiptarë në Gjermani kërkojnë që testi për patentë shofer të jetë edhe në shqip

Ambasadorët shqiptarë në Gjermani kërkojnë që testi për patentë shofer të jetë edhe në shqip


Ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Artur Kuko dhe Beqë Cufaj, janë pritur në një takim nga sekretari i Shtetit në Ministrinë e Transportit dhe Digjitalizimit të Gjermanisë, Guido Beermann.

Ambasada e Kosovës në Gjermani përmes një postimi në “Facebook”, ka konfirmuar se ata kanë dorëzuar kërkesën zyrtare në të cilën kërkohet që gjuha shqipe të përfshihet në listën e gjuhëve për testimin për provimin e patentës në Gjermani.

Sekretari i Shtetit, Beerman e mirëpriti iniciativën dhe siguroi që ajo do të shqyrtohet nga Ministria e Komunikacionit dhe Digjitalizimit e Gjermanisë.

“Ky propozim bëhet për të arritur në një zgjidhje të përkohshme derisa të mbarojë procesi i njohjes reciproke të patentave për të cilën sekretari i Shtetit Beerman i ka siguruar dy Ambasadorët që referatet përkatëse janë duke punuar në drejtim të procesit të njohjes së patentave me shtetet e Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në postim.

Related posts