Ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë bojkotuar pritjen solemne të krerëve shtetërorë për 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Organizimi u zhvillua ndërsa ambasadorët nuk janë parë të pranishëm në këtë mbrëmje.
Prezent në ndejën shtetërore kanë qenë disa ambasadorë tjerë si i Zvicrës e Arabisë, por jo edhe ata të QUINT-it. Siç raporton Klan Kosova, në këtë ceremoni të organizuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, nuk janë parë as krerët e opozitës.
Po ashtu i pranishëm është edhe gjenerali i KFOR-it, Angelo Michelle Ristuccia.
Mes tyre në event kanë marrë pjesë edhe politikanë, ministra, deputetë, ish-udhëheqës e përfaqësuese të shoqërisë civile.