970×90
970×90

Ambasada e ShBA-së në Kosovë: Nuk do t’i përpunojmë më aplikimet për viza nga disa individë

Ambasada e ShBA-së në Kosovë: Nuk do t’i përpunojmë më aplikimet për viza nga disa individë

Qytetarët që kanë aplikuar për vizë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë duhet t’i kushtojnë vëmendje një përditësimi të rëndësishëm që ka hyrë në fuqi nga 7 prilli 2025.

Ambasada Amerikane ka njoftuar se Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk do të procesojë më aplikime për viza në rastet kur numri i formularit DS-160 nuk përputhet me atë që është përdorur për të caktuar takimin.

Përditësim për Vizat: Duke filluar nga 7 prilli 2025, Seksioni Konsullor në Prishtinë nuk do t’i përpunojë më aplikimet për vizë nga individë, të cilët kanë numrin e formularit DS-160 (numri i aplikimit online për vizë) të ndryshëm nga ai që është përdorur për të caktuar takimin për vizë. Këta aplikantë do të duhet të largohen nga Ambasada dhe të caktojnë një takim të ri përmes sistemit tonë online, duke përdorur numrin që i korrespondon aplikimit të tyre aktual online për vizë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Nga Ambasada bëjnë të ditur se ndërrimi i numrit të formularit DS-160 është i mundur vetëm një herë, dhe aplikimi i ri duhet të dorëzohet të paktën 48 orë para intervistës së planifikuar.

“Është e mundur të ndryshohet numri i formularit DS-160 vetëm një herë, dhe se formulari duhet të plotësohet, të nënshkruhet elektronikisht dhe të dorëzohet të paktën 48 orë para intervistës së planifikuar”, thuhet më tej në njoftim.

Në fund, Ambasada u bën thirrje qytetarëve që për çdo paqartësi të kontaktojnë në kanalet zyrtare.

“Për çdo pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni”, thotë Ambasada Amerikane.

Related posts