Këto libra kanë të bëjnë me mediet dhe janë dhuruar si donacion me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.
Drejtoresha e Institutit të Medies në Departamentin e Gazetarisë, Remzie Shahini-Hoxhaj, ka thënë se këto libra do shërbejnë për edukimin dhe arsimin e gazetarëve të rinj.
Ndërsa Richard Mei nga ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka thënë se liria e shtypit është shumë e rëndësishme për një shtet demokratik.
Ai ka inkurajuar studentët dhe stafin e këtij departamenti të vazhdojnë me punën e tyre në këtë drejtim.
Me rastin e dhurimit të këtij fondi librash nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë për Departamentin e Gazetarisë, disa tituj u janë dhuruar studentëve të pranishëm.
Krejt në fund nga përfaqësuesit e kësaj ambasade është bërë me dije se konkursi për studime master në Amerikë është hapur për studentët e Kosovës që duan t’i vazhdojnë studimet atje.