
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se nesër do të hapet lista e regjistrimeve për termine për viza pune për muajin korrik.
Aplikimi do të jetë i hapur nga nesër në ora 14:00 deri më 13 qershor.
“Ju lutem vini re që dhënia e termineve për viza sipas § 26 Neni 2 Rregullja e Ballkanit Perëndimor do të ndryshojë duke filluar nga 01.12.2021: Për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit.
Lista e regjistrimeve për termine në qershor është mbyllur. Lista e regjistrimeve për termine në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në orën 14:00”, thuhet në njoftmin e ambasadës.
