Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadës së saj në Kosovës, kanë uruar nisjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.
Mesazhi i ambasadës ishte që partitë politike të përmbushin traditat e forta demokratike të vendit .
“Ambasada e SHBA-së mirëpret fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore në Kosovë. Ne presim që partitë politike dhe institucionet demokratike të Kosovës të përmbushin traditat e tyre të forta demokratike”.
“Zgjedhjet e lira, të drejta dhe transparente janë themeli i demokracisë dhe ne presim që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë sundimin e ligjit dhe proceset demokratike”, thanë Ambasada e ShBA-së.