
Alketa Vejsiu është aktive në Instagram.
Prezantuesja Alketa Vejsiu publikon shpesh imazhe në llogarinë e saj në Instagram dhe komentet pozitive nga ndjekësit e shumtë asnjëherë nuk kanë munguar, shkruan lajmi.net.
Por së fundmi dikush nga ta ia ka përqeshur këmbët dhe Alketa nuk e ka lënë pa replikuar.
‘’Jam shumë krenare për to se kam qenë ‘Beni ecën vetë’ kur shumë të tjerë s’ishin ngritur në këmbë ende. Ndaj, janë si janë, janë aleatet e mia më të mira në një rrugëtim të gjatë, por të mrekullueshëm. Kanë shkelur rrugë me gunga, pa asfalt, kanë ngjitur e zbritur shkallë. Vazhdojnë të pedalojnë në biçikletë drejt ëndrrash të reja…Faleminderit për vërejtjen, por s’i ndërroj dot. (Dhe nëse do të dish të vërtetën, më pëlqejnë shumë kur i shoh në pasqyrë!’’ ishte përgjigja e saj.