I ftuar “Në kurthin e Piter Pan”, sot ishte dhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka zhvilluar një bisedë tepër të këndshme me fëmijët. Por ajo që spikati ishte prezantimi i Alketa Vejsiut, e cila nuk hezitoi që të vlerëosnte punën e bërë nga Veliaj në krye të Bashkisë së Tiranës. Vejsiu theksoi se transformimi që ka pësuar Tirana këtë kohë, e ka bërë që të ndihet krenare përballë miqve që i kanë ardh nga jashtë.
“Tirana ka filluar të marrë frymë, Tirana është një qytet që po ndryshon çdo ditë. Unë personalisht jam shumë krenare që sa herë vijnë miq nga jashtë t’u them që jam nga Tirana dhe banoj në një qytet metropolitan që rritet, zhvillohet dhe bvëhet më i bukur çdo ditë. Është kënaqësi që takohemi sërish me Erion Veliajn, qytetari i parë i Tiranës. Dua të të komplimentoj si qytetare e këtij vendi për gjithë punën që po bën. Mendoj që gjithë këto vite që unë të paktën kam jetuar në Bashkinë e Tiranës, në 20 vite nuk ka ndodhur kjo që të ka ndodhur ty, pra që një kryetar bashkie pra pushteti lokal të ecë në të njëjtin drejtim me pushtetin qendror, pra që qeveria është me Bashkinë e Tiranës është shumë bukur dhe që nuk ka kundërshti politike dhe kahe të kundërta. Është fantastike që ky qytet të ecë dhe të bëhet më i mirë, në fund fare qytetarët këtë duan. Ndihet kjo bashkëjetesë e mirë midis dy pushteteve dhe ndihet që Tirana ka një mushkëri të shëndetshme që i jep njerëzve që të thithin më shumë oksigjen, jo vetëm për pemët por për gjithçka të bukur që ka krijuar ajër në këtë Tiranë të vogël por evropiane”, tha Vejsiu.
Alketa ka treguar edhe një secret që ia ka rrëfyer regjisroja e njohur Vera Grabocka. “Unë do të prezantoi si ai djali që takova te lëvizja Mjaft. Që atëherë ke spikatur. Vera që të ka pasuar një një klasë me vajzën e saj thotë që ke spikatur shumë herët, një nga nxënësit më të mirë të shkollës “Sami Frashëri” që vetëm me ca bëma që vetëm Vera në fakt do t’i tregonte”, tha Alketa Vejsiu.