970×90
970×90
970×90

Ali Ahmeti po prin me 28 mijë vota më shumë se VLEN-I

Ali Ahmeti po prin me 28 mijë vota më shumë se VLEN-I

Numërimi i votave është duke prekur fundit në Maqedoni të Veriut ku veçse rreth 90% të votave janë numëruar, me VMRO-në si forcë kryesore me 43% të votave (59 mandate), Frontin Evropian të udhëhequr nga Ali Ahmeti me 14.1% të votave (18 mandate) dhe taborrin tjetër shqiptar VLEN me 11% të votave (13 mandate). Fronti Demokratike është në epërsi me rreth 28 mijë vota ndaj VLEN-it.

Ali Ahmeti veçse ka shpallur fitoren e koalicionit të tij duke e quajtur Frontin Evropian si fituese legale dhe legjitime e zgjedhjeve, dhe si forca e dytë në vend.

Ndërkaq nga koalicioni VLEN veçse kanë njoftuar se qysh nesër do të nisin bisedimet për të hyrë në qeveri me liderin nacionalist maqedonas, Hristijian Mickoskin të VMRO-së.

Related posts