970×90
970×90
970×90
970×90

Ali Ahmeti deklarohet për Grubin

Ali Ahmeti deklarohet për Grubin

Në lidhje me deklaratën e djeshme, të dhënë për vendodhjen e ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, kryetari i BDI-së thotë se nuk ka kontakte me të.

Ai për “TV21” e ka përsëritur edhe një herë se nuk ka kontakte me Grubin, ndërkaq sa i përket pjesës ku thotë “se me siguri ndodhet në hapësirat shqiptare”, Ahmeti është përgjigjur shkurt:

“Personalisht, nuk kam kontakt me Artan Grubin dhe nuk kam informacione të detajuara mbi vendndodhjen e tij aktuale. Komenti im u bazua në atë që është deklaruar publikisht nga zyrtarë të qeverisë, si dhe në faktin se ai ka kaluar kufirin në mënyrë të ligjshme.

Besoj fuqimisht se çdo qytetar, përfshirë edhe Grubi, meriton një proces gjyqësor të drejtë dhe të paanshëm, larg çdo aplikimi selektiv të drejtësisë”, tha Ahmeti

Related posts