
Biznesmeni i njohur Alfred Dibrani ka vendosur të mos presë më gjatë për ndërhyrjen e shtetit. Në vend të pritjeve të pafundme, ai ka marrë vetë iniciativën për të shtruar rrugën para shtëpisë së tij, shkruan Gazeta Projekti.
Me një dozë humori dhe thumbim politik, Dibrani ka postuar një fotografi me mbishkrimin:
“Tu u shty me shtru Asfallt me Qeverin Kurti 2! Për momentin jam 70 metra para tyne 😂😂😂”
Ky veprim ka marrë vëmendje të madhe në rrjete sociale, duke u vlerësuar si një shembull i qartë i vetë-iniciativës, por edhe si një kritikë me stil ndaj zvarritjeve institucionale.