970×90
970×90

Albulena Haxhiu nuk arrinë të bëhet kryeparlamentare, merr vetëm 57 vota

Albulena Haxhiu nuk arrinë të bëhet kryeparlamentare, merr vetëm 57 vota

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dështuar t’i sigurojë 61 vota për Albulena Haxhiun si kryeparlamentare, të cilën e propozoi para Kuvendit të ri.

Me 57 vota për, 20 kundër dhe 3 abstenime, Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhej kryetare e re e Kuvendit të Kosovës.

Në votimin për kandidaten e LVV-së për kryeparlamentare, tre deputetët e Nismës abstenuan, ata të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në votim.

Propozimin për Haxhiun kryetare të Parlamentit e bëri ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se Kuvendi shkon në pauzë 15-minutëshe.

Related posts