970×90
970×90

Albulena Haxhiu e punëson gruan e frizerit të saj në një divizion të rëndësishëm në ministri

Albulena Haxhiu e punëson gruan e frizerit të saj në një divizion të rëndësishëm në ministri

Fotografia ku salloni i ondulimit “Vogue Hair” i bëri reklamë biznesit me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nxiti jo pak reagime.

Megjithatë, kjo nuk po duket të jetë lidhja e vetme e ministres Haxhiu me frizerin Armend Gashi, pronar i sallonit “Vogue Hair”.

Haxhiu së fundmi e ka emëruar në një divizon tejet të rëndësishëm bashkëshorten e Gashit, Brikena Kelmendin.

Kelmendi-Gashi do të punojë në Divizionin për Mbrojten e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale. Kështu shihet në vendimin e siguruar nga Demokracia.com

Informacione për punësimin e bashkëshortes së frizerit në këtë departament ka pasur edhe gazeta Nacionale tash e sa ditë. Megjithatë, Ministria e Drejtësisë nuk ka kthyer përgjigje për ta konfirmuar këtë zhvillim.

Në vendimin e siguruara nga Demokracia shihet se ajo ka filluar punën që nga data 16 janar 2022.

Divizioni për Mbrojtjen e të Akuzuarve nga Gjykata Speciale është një nga më të rëndësishmit në Ministrinë e Drejtësisë.

Frizeri Armend Gashi është edhe frizer i kryeministrit Albin Kurti. Madje nuk kanë hezituar të publikojnë shpesh fotografi së bashku.

Related posts