Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Qeverinë e re të Republikës së Kosovës.
Albin Kurti ka marrë 67 vota të ligjvënësve kosovarë, për ta drejtuar ekzekutivin.
Kjo është hera e dytë që Kurti do të drejtojë Qeverinë e Kosovës, pas mandatit të tij të parë, ku kishte qenë kryeministër fuqiplotë për 52 ditë.