![Albin Kurti vjen me videon e re, tregon për nominimin e tij dhe koalicionin me LDK-në](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/01/974142C6-C9DC-4B49-BF9A-8F872E4B5F0A.jpeg)
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, minuta më parë ka publikuar një video ku flet për propozimin e VV-së që i ka dërguar gjatë ditës së sotme Presidentit të vendit, Hashim Thaçi, ku VV propozon Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës,
Kurti thotë se edhe këtë herë VV po e dërgon këtë emër pa një marrëveshje me LDK-në.
Ai shton se VV ka dërguar propozimin me shkresë tek Presidenti dhe tregon se nuk e ka propozuar ofertën e fundit të LDK-së, por që VV është e gatshëme për takime për përpjekjet e një marrëveshje.
Kurti thotë se nuk mund të kthehen më prapa për asgjë që ka ndodhur deri më tani.