970×90
970×90

Albin Kurti pas takimit me Osmanin, kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt

Albin Kurti pas takimit me Osmanin, kërkon që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt

Ish-kryeministri Albin Kurti ka folur para mediave pas takimit me u.d. e presidentit, Vjosa Osmani.

Kurti ka thënë se kanë folur për datën e zgjedhjeve të reja.

“Si kryetar i LVV-së, iu përgjigja pozitivisht ftesës së u.d të presidentit Vjosa Osmani për një këshillim paraprak lidhur me zgjedhjet e reja të parakohshme të cilat janë përveç se të domosdoshme edhe të pashmangshme pas njoftimit për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.

“Ne shprehëm interesim si subjekt politik që zgjedhjet e ardhshme të parakohshme të kemi një datë që në harkun kohor të jenë sa më të hershme. Na duhen të marrim aktgjykimin e plotë dhe varet nga data kur na vjen ai aktgjykim si palë që jemi në këtë çështje, por nuk e ka edhe përgjigjen e plotë që të jetë aktgjykim i plotfuqishëm, pas kësaj mund të shpallet data e zgjedhjeve, në një hark të caktuar kohor, si e parasheh Kushtetuta. Data sa më herët e mundshme, jemi të interesuar që të mbahen zgjedhjet. Meqë kemi humbur shumë kohë dhe na nevojitet që të ecim sa më shpejt”, shton Kurti.

“Së pari ne nuk kemi folur për një datë konkrete, kemi shprehur interesim tonë që në harkun kohor të mundshëm të jetë sa më e hershme data, sa më afërt e diela e zgjedhjeve të ardhshme që varet nga dita kur neve na vjen aktgjykimi”, ka thënë ai.

Related posts