
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është duke qëndruar në Gjermani ku është takuar me disa zyrtarë shtetëror të këtij vendi.
Ai sot në kryeqyetin gjerman Berlin, është takuar me këshilltarin kryesor politik për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelares Angela Merkel, Jan Hecker.
“Në të gjitha këto takime diskutuam për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Gjermani, si dhe për sfidat e qeverisë së ardhshme në fushat e drejtësisë, ekonomisë, integrimeve evropiane dhe të dialogut me Serbinë. Kosova te Gjermania e ka partnerin e mirë për shtetndërtim demokratik, sundim të ligjit dhe zhvillim të gjithëmbarshëm”, ka thënë Kurti për këtë takim.