970×90
970×90
970×90
970×90

Albin Kurti: Ia ka marrë PDK-së një asamblist nga Kaçaniku

Albin Kurti: Ia ka marrë PDK-së një asamblist nga Kaçaniku

Kreu i LVV-së, Albin Kurti ka thënë se në partinë e tij ka aderuar një asamblist i PDK-së nga Kaçaniku.

Në një shkrim në Facebook, Kurti thotë se ia ka marrë PDK-së Besim Vishin, asamblistin e PDK-së nga Kaçaniku.

“Besim Vishi, asambleisti i PDK-së në Kaccanik, nga sot është anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Besimi është inxhinier i diplomuar i elektroteknikës, ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Teknik, në drejtimin e sistemeve elektroenergjetike. Në të kaluarën ka punuar në KEK/KEDS si koordinator i nëndistriktit për rrjeta elektrike për Kaccanik e Han të Elezit, pastaj shef i njësisë për këto zona në Doganë, si oficer i lartë i ekzaminimit, si dhe në shkollën e mesme “Dardania” në Han të Elezit si profesor i lëndëve të elektroteknikës. Atë e mirëprita në zyren time bashkë me anëtarin e kryesisë dhe kandidatin tonë për deputet, Liburn Aliu. Besimi do të punojë me ne dhe krejt bashkë ecim drejt të ardhmes së ndritur”, ka shkruar ai./

Related posts