970×90
970×90

Albin Kurti e Vjosa Osmani bashkohen në garën e 14 shkurtit

Albin Kurti e Vjosa Osmani bashkohen në garën e 14 shkurtit

Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurt në një konferencë për media kanë bërë të ditur se lista e Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit do të garojë në kuadër të Vetëvendosjes.

Pjesë e listës do të jenë 10 kandidatë për deputetë nga iniciativa e Vjosa Osmanit.

“Sot kur na ndajnë saktësisht 1 muaj nga zgjedhjet, jemi të gëzuar dhe kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se do të garojmë bashkë në një listë. Me subjektet tona do të na gjeni në të njëjtin vend e për të njëjtin qëllim.

Kemi bërë marrëveshjen e parimeve dhe synimeve politike, marrëveshjet për shtet pa korrupsion, shtet të të gjithë qytetarëve pa dallime. Në fushatë do të angazhohemi bashkë”, u shpreh Kurti.

Related posts