970×90
970×90

Albert Bunjaki tregon arsyet pse çmimi për lojtarin e vitit në Kosovë duhet të ndahet për këta dy futbollistë

Albert Bunjaki tregon arsyet pse çmimi për lojtarin e vitit në Kosovë duhet të ndahet për këta dy futbollistë

Federata e Futbollit e Kosovës sot do ta shpall futbollistin më të mirë të vitit 2019 dhe është një garë e ngushtë mes dy futbollsitëve, Vedat Muriqit dhe Milot Rashicës


Që të dy këta futbollistë kanë treguar performanca të larta këtë vit si në klube ashtu edhe në Kombëtare, shkruan Reporteri.net

Albert Bunjaki, ish-selektori i Kosovës që i njeh mjaft mirë, si Muriqin ashtu edhe Rashicën ka thënë se këtë vit është shumë vështirë që të zgjidhet se cili është më i miri.

Bunjaki në një prononcim ekskluziv për Reporterin ka thënë se Arbër Zeneli deri në lëndimin që e pësoi ishte lojtari më i mirë i Kosovës.

“Arbër Zeneli deri në momentin e lëndimit ka qenë lojtari kyç i Kosovës. Ai ka qenë fenomenal si me Kombëtare ashtu edhe me zhvillimin e tij në klub,” ka thënë Bunjaki.

Kujtojmë që Arbëri u lëndua në qershor të këtij viti në ndeshjen kundër Malit të Zi dhe është fitues i çmimit të futbollistit më të mirë për vitin 2018.

Më tutje ish-trajneri i Kosovës foli edhe për dyshen, Rashica-Muriqi.

“Pas lëndimit të Arbërit vjen hapi i Milotit në Kombëtare, ku në mungesë të tij ai e mori barrën kryesore te Kosova. Mos të harrojmë Miloti luan në kampionatin e tretë më të fortë në botë, me qenë pjesë e Werderit edhe me kanë lojtari kryesor i skuadrës është një gjë shumë, shumë e madhe.

Sa i përket Vedat Muriqit, Bunjaki thotë se ai pa asnjë dyshim është sulmuesi më i mirë shqiptar i të gjitha kohëve.

“Unë edhe ma herët kam thënë se Vedati është sulmuesi më i mirë shqiptar i të gjitha kohëve. Ai së shpejti do të jetë në mesin e 10 sulmuesve më të mirë në botë.

“Ai është 1.94 metra i gjatë dhe ka një qëndrueshmeri fantastike dhe kur kësaj ia shton se ai vrapon për çdo ndeshje rreth 12 km atëherë e kupton se bëhet fjalë për një lojtar të madh.

Në fund ai tha se për këtë vit duhet që të dy futbollistëve t’ia japin nga një çmim.

“Unë mendoj që duhet me nda çmimin, një me ia dhënë Muriqit dhe një tjetër Rashicës, por nuk duhet me harru as Arbër Zenelin që ka qenë jashtëzakonisht i mirë deri në momentin e lëndimit,”.

Related posts