970×90
970×90
970×90
970×90

Alban Krasniqi i LVV-së bën thirrje të bojkotohet balotazhi në Malishevë

Alban Krasniqi i LVV-së bën thirrje të bojkotohet balotazhi në Malishevë

Pas rezultateve përfundimrate të KQZ-së, kandidati për kryetar të Malishevës Alban Krasniqi, ka kërkuar nga votuesit e tij të bojkotojnë balotazhin e 14 nëntorit.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se në Malishevë shprehja demokraci dhe vullnet i lirë janë ende larg të qenit realitet.

Krasniqi ka hedhur akuza të rënda ndaj udhëheqjes aktuale të Malishevës.

“Janë ata shkaktari i varfërisë, janë ata shkaktari i ikjes masive të rinisë, janë ata shkaktari i lënies së komunës sonë në fund të listës, ata janë përfituesit e privatizimit të tokave tona, janë ata leje-dhënësit dhe bashkëpronarët e gurthyesve, janë ata përfituesit e tendero-manisë. Pse, fituan!? Këtë e gjejmë në shumën e madhe të parasë së pistë të përfituar për mese dy dekada në pushtet, në kapjen e çdo institucioni dhe kontrollimin e çdo pozite pune. Andaj, rezultati nuk është zhgënjyes për ne, por për Malishevën e cila vendoset në prapakthim”, shkroi ai.

Sipas tij, vota e dhënë ndaj nesh ishte votë tipike demokratike, e jo e blerë, jo e kushtëzimit, jo e shantazhit dhe jo e klienteles dhe as e premtimeve megalomane

“As edhe një presje të programit dhe as edhe një moment të veprimeve dhe takimeve tona të shumta nuk mund ta heq nga ajo që kemi bërë, sepse kemi punuar drejt, sinqerisht, njerëzisht. Një gjë jam mese i sigurt, që vota e dhënë ndaj nesh ishte votë tipike demokratike, e jo e blerë, jo e kushtëzimit, jo e shantazhit dhe jo e klienteles dhe as e premtimeve megalomane. Ashtu siç kam thënë po e ri-përsëris se vazhdimi dhe as riciklimi jo që nuk janë zgjidhje, por janë hije e zezë që do ta mbajnë peng dhe ta lënë komunën tonë në regres për sa kohë nuk çlirohen qytetarët prej të tillëve”, ka shkruar ai.

Tutje Krasniqi ka bërë thirrje të bojkotohet balotazhi në Malishevë.

“Asnjëra prej subjekteve që kanë fituar balotazhin nuk përfaqësojnë vlera për të cilat ne angazhohemi, përkundrazi janë sinonim i krimit. Andaj edhe i bëj thirrje të gjithë votuesve tanë që TA BOJKOTOJNË BALOTAZHIN NË MALISHEVË. Sepse të zgjedhësh mes dy të këqijave nuk është zgjidhje, por zgjedhë…lak në fytin e qytetarit”.

“Na duhet më shumë punë dhe përkushtim që ta ri-zgjojmë vendosmërinë e qytetarëve për të mos iu nënshtruar krimit dhe mafia-s politike. Strukturat kriminale dhe ato të SHIK-ut të instaluara ndër vite në institucionet qendrore, lokale dhe ndërmarrjet publike, që posedojnë edhe biznese multimilionëshe vazhdojnë të funksionojnë dhe dje ato i dhanë frytet e tyre. Çrrënjosja e tyre është parakusht për zhvillimin e demokracisë në vend”, ka Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së.

Ekrem Kastrasti (Nisma) – 34,30%

Isni Kilaj (PDK) – 29,07%

Bajrush Hoti (LDK) – 16,94%

Alban Krasniqi (LVV) – 15,04%

Kastriot Berisha (AAK) – 4,30%

Selajdin Bytyçi (SB) –  0,35%

Related posts