Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar të publikojë rezultatet preliminare të raundit të dytë në 21 komuna të zgjedhjeve lokale 2021.
Në komunën e Gjilanit, kur janë numëruar mbi 60 për qind të votave, diferenca mes kandidatëve është vetëm dhjetëra vota.
Sipas KQZ-së, me numërimin e 60 për qind të votave në Komunën e Gjilanit po prinë kandidati i LVV-së, Alban Hyseni me 50,16 për qind të votave.
Ndërkaq kandidati i LDK-së Lutfi Haziri ka marrë 49,84 për qind të votave.