970×90
970×90

Alban Arifi: Curri do të lirohet

Alban Arifi: Curri do të lirohet

Ismet Osmani (Curri) dhe bashkëpunëtorët e tij janë duke qëndruar në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Bashkë me Ilir Bojkun, Rrahim Hashimin, Mentor Maqani, Adil Thaçin e disa të tjerë Curri po merret në pyetje nga gjyqësia.

I kontaktuar nga Indeksonline avokati i Ismet Osmani (Curri), Alban Arifi ka deklaruar se seanca është duke vazhduar.

I njëjti madje është deklaruar se shpreson që klienti i tij i njohur si ‘Curri’ do të lirohet.

“Në seancë jemi ende, presim lirimin”, tha shkurt Arifi.

Ndryshe duhet përkujtuar që mëngjesin e djeshëm Policia e Kosovës ka realizuar një aksion të gjerë ku u disa persona të dyshuar për fajde dhe detyrim.

Aksioni u realizua në lagjen Marigona ku u arrestuan disa nga të dyshuarit, e Rrahim Hashimi u arrestua më vonë në komunën e Vushtrrisë.

Gjithsej persona të arrestuar nën dyshimin për fajde dhe detyrim janë shtatë persona, kurse dy të tjerë vazhdojnë të jenë në arrati: Zekë Jasiqi dhe Ekrem Lika.

Prokuroria tashmë ka ngritur aktakuzën ku tregohet qartë se si të njëjtit kishin detyruar persona të ndryshëm që t’u jepnin prona e para të shumta.

Related posts