970×90
970×90

Alarmon asamblistja e PDK-së në Prizren: Komuna ndau 23 mijë euro për web faqen e një drejtorie

Alarmon asamblistja e PDK-së në Prizren: Komuna ndau 23 mijë euro për web faqen e një drejtorie

Asamblistja e PDK-së në komunën e Prizrenit, Sherife Balaj ka akuzuar drejtuesit komunalë të Prizrenit për ndarjen e 23 mijë eurove për krijimin e web faqes për Drejtorinë e Turizmit.

Ajo ka reaguar përmes një statusi në Facebook duke thënë se është e panevojshme një faqe e tillë kur komuna e ka faqen zyrtare që i mbulon të gjitha drejtoritë.

“23 mijë Euro , për mirëmbajtje të web faqes së një drejtorie komunale në Prizren. Nuk e di a ekziston ajo web faqe, sepse web faqja e Komunës i mbulon të gjitha drejtoritë dhe zyret komunale”, ka shkruar Balaj.

Albi – Tex Fashion
Ajo është një nga asamblistet më aktive në Prizren dhe jo rrallë herë ka qenë kritike në drejtim të pushtetit të Vetëvendosjes në Prizren.

Related posts