
David Alaba përsëri është shfaqur si përforcim i mundshëm i Barcelonës.
David Alaba i është ofruar përsëri Barcelonës.
E përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se mbrojtësi i Bayern Munichut edhe njëherë tjetër është shfaqur si përforcim i mundshëm i klubit nga Camp Nou, transmeton lajmi.net.
Alaba, 28 vjeç ka dyshime në lidhje me vazhdimin e kontratës te skuadra kampione nga Bundesliga pasi thuhet se është i interesuar për një aventurë të re. Reprezentuesi austriak edhe në të kaluarën ishte përmendur si objektiv i Barcelonës.
Klubi nga La Liga tashmë një kohë të gjatë ka shfaqur gatishmëri për transferimin e tij pasi e konsideron si futbollist të përshtatshëm për stilin e lojës së tyre marrë parasysh se Alaba mund të luajë në tri pozita: qendërmbrojtës, mbrojtës i majtë dhe mesfushor.