970×90
970×90
970×90
970×90

“Al Petrol”-i nuk mund të reklamojë një brend tjetër pa pasur licencë

“Al Petrol”-i nuk mund të reklamojë një brend tjetër pa pasur licencë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e tij se kompania e derivateve “Al Petrol”, e cila kundërligjshëm ka vendosur reklamat e gjigantit të derivateve të naftës “Shell” në tetë pika të karburantit nëpër Kosovë, duhet t’i mbajë të mbuluara këto reklama.

Ministri Hasani i ftuar në emisionin “Argument Plus” në TV 21, ka thënë se kjo kompani ka vepruar jashtëligjshëm duke reklamuar një brend tjetër për të cilin nuk ka prezantuar licencën nga kompania “Shell”.

Ai ka thënë se ende është në fuqi vendimi i i MTI-së për heqjen e reklamave të gjigantit botëror të naftës.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ia ka ndaluar kompanisë ‘Al Petrol’ përdorimin e reklamave të kompanisë ‘Shell’. ‘Al Petrol’, ka vepruar kundërligjshëm me përdorimin e reklamave të ‘Shell’. Kemi marrë vendim që të mos lejohet që të prezantohet mbishkrimi, reklma jashtë asaj që posedon licencën.

Na e ka dërguar një lloj konfirmimi por kjo nuk mjafton që t’i jepet licenca në emër të asaj firme që e ka reklamën. Ne do ta mirëpresim nëse ‘Shell’ vjen dhe investon në Kosovë, por ne nuk mund ta lejojmë asnjë ndërmarrje që të operojë një brend tjetër derisa ka licencë tjetër. Pronari mund ta bëjë kërkesën në MTI. Fillimisht duhet të respektohen procedurat. Ne nuk kemi ende informacion se si ka rrjedhur kjo, e ka vetëm për ta përdorur brendin apo ka blerë ‘Al Petorl’-in, por ai duhet ta sjellë kontratën, ta kërkojë licencën.

‘AL Petrol’ i ka mbuluar reklamat sepse ne kemi kërkuar që pa licenca përkatëse të mosë operojë”, ka thënë Hasani.

Sipas tij, përderisa “Al Petrol” nuk ka prezantuar dokument, MTI nuk mund ta lejojë reklamim e një brendi tjetër, pasi është e kundërligjshme dhe nuk është e licensuar për ta zhvilluar atë veprimtari.

“Ne ende nuk kemi zyrtare asgjë, ende nuk është bërë asnjë kërkesë e tyre në MTI. Fillimisht duhet të pajiset me licencë dhe pastaj të fillohet operimi me brend të ri”, ka theksuar Hasani.

Related posts