Puntata e parë e “Për’puthen Prime” në Top Channel nisi me debate të nxehta mes Fatjonit dhe Melisës.
Debatet shkuan deri aty sa Fatjoni deklaroi që Melisa ka pasur marrëdhënie jashtë me një tjetër konkurrent të emisionit.
Me gjithë insistimin e moderatores Bora Zemani dhe opinionistit Arjan Konomi, Fatjoni nuk përmendi asnjë emër. Mirëpo, burime pranë konkurrentëve kanë treguar për News-31.com, që akuzat e Fatjonit qëndrojnë edhe me emra konkretë. Bëhet fjalë për Andin, me të cilin sipas burimeve, Melisa ka pasur marrëdhënie jashtë programit.
Po sipas të njejtave burime, dyshja ka preferuar të takohet larg kryeqytetit. Me afrimin e Melisës me Fatjonin, Andi është tërhequr dhe është fokusuar te Tea.
Ky version akoma i pakonfirmuar nga produksioni apo konkurrentët vetë është përmendur disa herë nëpër komente nga komentues të ndryshëm dhe nga fansa të cilët shprehen ta kenë dëgjuar në livet e Fatjonit, por që deri më tani kishin mbetur vetëm në përkufizimin e komenteve.