
Kit Harington ka folur në lidhje me pasojat që seriali Game of Thrones la kënë mbi shëndetin e tij mendor, duke zbuluar se atij iu desh të pushonte një vit pasi përfundoi ky serial epik.
Aktori 34-vjeçar tha se “natyra e dhunshme” e serialit, intensive dhe emocionale i ndikoi drejtpërdrejt atij në realitet.
“Kam kaluar disa vështirësi të shëndetit mendor pas Thrones, dhe më tepër gjatë fundit të tij, për të qenë i sinqertë,” tha Harington për Cagle. “Unë mendoj se ishte drejtpërdrejt për shkak të natyrës së shfaqjes dhe asaj që kisha bërë për vite.”
Harington tha se ai mori vendimin për të marrë një pushim pas Game of Thrones për t’u përqendruar vërtet në veten e tij, duke shtuar, “Unë jam vërtet i lumtur që e bëra këtë.”
Harington luajti si Jon Snoë në serialin, i cili u shndërrua në një obsesion kulturor, duke luajtur për tetë sezone.
“Nuk keni pse të jetoni në një vend intensiv gjatë gjithë kohës,” tha Harington. “Pse nuk bëni diçka që je heq peshën? Pse nuk bëni diçka argëtuese? “