
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë sërish nikoqir i një takimi të liderëve institucional e politikë të Kosovës.
Nesër, krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti do të jenë në zyrën e Kadri Veselit në Kuvendin e Kosovës.
Burime brenda Kuvendit thonë se në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
I njëjti burim ka treguar se Kryeparlamentari Kadri Veseli po synon të koordinoj të gjithë akterët institucional për fazat e ardhshme të sjelljes së Kosovës në raport me dialogun si dhe për përfaqësimin në Samitin e Parisit që do të mbahet në korrik.