Zyrtari i LDK-së, Faton Bislimi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook¸ ka thënë se Serbia po bën lob të hatshëm në Washington DC, derisa politikanët e Kosovës po merren me njëri-tjetrin. Sipas Bislimit, beteja e fundit me Serbinë fitohet vetëm në Capitol Hill.
Bislimi shkrimit të tij ia bashkëngjiti një dokument të publikuar nga ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ku thotë se 16 anëtarë të Kongresit të SHBA-së ia kanë dërguar këtë letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden, në përkrahje të Serbisë.
“Me krekosje prej një neonacionalisti antishqiptar, Ambasadori serb në DC, Marko Gjuriq, paska bërë publike një letër të 16 Anëtarëve të Kongresit të SHBA-ve dërguar Presidentit Biden në përkrahje të Serbisë”, shkruan Faton Bislimi.
Tutje, Bislimi tha se lobi serb në Washington derdh miliona dollarë për ta fituar betejën historike politike të Serbisë kundrejt Kosovës – në Capitol Hill
“Por, ky është lobimi serb. Ky është rezultat direkt i angazhimit të Beogradit zyrtar që derdhë miliona dollarë në Washington për të përvetësuar sa më shumë përkrahje aty ku fitohet ose humbet beteja historike politike e Serbisë ndaj Kosovës – në Capitol Hill”, ka shkruar Bislimi.
Sipas Bislimit, serbët nuk po e bëjnë gabimin e së kaluarës, por po lobojnë hatashëm në DC.
“Tani, Beogradi nuk do të përsërisë gabimet e së kaluarës. Serbët tash po lobojnë hatashëm në DC, gjerësa ne po merremi me njëri tjetrin, me politikat e brendshme, dhe kështu po shpërfaqim mediokritet të paparë politik në një kohë kaq kruciale për Kosovën! Kjo është e pafalshme!”, shkroi Bislimi.
Krejt në fund, zyrtari i LDK-së, bëri thirrje që politikanët kosovarë të bashkohen në mënyrë që të fitohet beteja e fundit me Serbinë në Washington.
“Qeveria jonë dhe krejt klasa jonë politike sot më shumë se kurrë duhet të dalin nga midiokriteti i politikbërjes së mahallave e bajraqeve, dhe të tregojnë lidership kombëtar duke punuar bashkë e përkrahur pa asnjë rezervë shpëtimtarin e sprovuar suksesshëm të kauzës sonë në SHBA, Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane”, ka shkruar Bislimi.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë: