
Oda Amerikane e Tregtisë, u rikthye me aktivitetin e shumëpritur “No Host Talk,” ku dy liderë të sektorit të energjisë ndanë përvojat dhe pikëpamjet e tyre mbi sfidat aktuale të industrisë.
Të ftuar në panel ishin Lorik Fejzullahu nga Eco Park dhe Trim J. Ternava nga SunVolta Energy si të ftuarit specialë të cilët diskutuan mbi mënyrat dhe strategjitë për të përballuar sfidat e shumta me të cilat përballet sektori i energjisë në Kosovë
Gjatë diskutimit, Fejzullahu dhe Ternava u fokusuan në çështjet kryesore që ndikojnë në stabilitetin dhe zhvillimin e sektorit, duke përfshirë ndikimin e ndryshimeve klimatike, nevojën për inovacion teknologjik, dhe rolin e rregulloreve në nxitjen e investimeve të qëndrueshme. Ata theksuan gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit mes sektorit privat dhe atij publik për të krijuar një mjedis të favorshëm për rritjen dhe inovacionin në energji deri të çmimet artificiale të energjisë të cilat duken se janë më të favorshmet në rajon por nuk duken në realitet si të tilla.
Ky Host Talk u mirëprit nga shumë shikues të rrjeteve sociale , të cilët patën mundësinë të mësojnë nga përvojat dhe njohuritë e dy profesionistëve të njohur në fushën e energjisë.
Diskutimi u shoqërua nga një sesion pyetje-përgjigje, ku të pranishmit shprehën interesin e tyre për temat e trajtuara dhe ofruan perspektivat e tyre mbi mënyrat për të përballuar sfidat e sektorit në të ardhmen.
Aktiviteti “No Host Talk” është një platformë e rëndësishme për profesionistët dhe liderët e industrive të ndryshme për të ndarë përvojat dhe për të diskutuar sfidat me të cilat përballen në tregun e sotëm.
Kjo ngjarje e fundit dëshmoi edhe një herë rëndësinë e këtyre diskutimeve për zhvillimin dhe përparimin e sektorëve kyç si ai i energjisë. Për më shumë, ndiqeni vodeon e plotë në Facebook.
https://www.facebook.com/share/v/LXwoMXyumXdYeFnJ/?mibextid=WC7FNe