
Besa Tafilaj Pinchotti është shqiptarja që u takua para disa ditëve me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës [ShBA], Joe Biden.
Takimi i saj nxiti reagime pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti edhe pse ishte në Amerikë nuk arriti të takohej me Biden.
E për këtë ka shkruar edhe ish-ushtari i UÇK-së që jeton në Amerikë, Blerim Gjocaj, i cili ka thënë se Kurti nuk arriti të takojë Bidenin dhe se më shumë vlerë ka znj. Tafilaj se sa Kurti.
“Besa Tafilaj takohet me Biden. Kurti kryeminister dhe nuk pat shanc ta takoj jo Biden, por as Harris, e as Blinker… Kjo do thot se kur je qytetar i edukuar dhe normal, mund e takon presidentin Amerikan, por kur ke probleme mendore, arruganc, dhe je pa kredibilitet, edhe kryeminister apo president qofsh, presidentin Amerikan nuk mund e takon… Bravo besa. Ma vler ke ti se sa kryeministeri i nje shteti si ai i kosoves qe pos dy kongresmen, e nje këshilltar ne shkall duke kaluar aty pari, tjeter kënd spat shanc ta takoj…, edhe rrin kryeminister…, edhe lavderohet bile…”, ka shkruar Gjocaj.