970×90
970×90

Aksioni i IPK-së, arrestohen 6 policë në Vërmicë

Aksioni i IPK-së, arrestohen 6 policë në Vërmicë

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar për operacionin e koduar “Pika 2”, i cili po zhvillohet sot në Pikëkalimin Kufitar të Vërmicës.

Sipas njoftimit, operacioni është bërë pas dyshimeve për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.

“Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale ‘marrje e ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, thuhet në njoftim.

Paparaci, nga burime brenda Prokurorisë së Shtetit, ka mësuar se gjashtë zyrtarë policorë janë arrestuar në Pikëkalimin Kufitar në Vermicë.

26 zyrtarë policorë janë të dyshuar për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim të detyrës zyrtare” në këtë rast, raporton Paparaci bazuar në burime.

Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë (SPAK) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore që është agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri.

Related posts