Aksioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në bashkëpunim me inspektorët farmaceutik, shkruan lajmi.net.
Rr. Mic Sokoli, Gjakovë 12.09.2019 – 11:20. Njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores së të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 67 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Anton Çeta, Gjakovë 12.09.2019 – 11:20. Njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores e të dyshuarës femër K-Shqiptare. Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 244 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Konferenca e Bujanit, Gjakovë 12.09.2019 – 11:20. Njësia policore dhe inspektorët farmaceutik kanë bërë kontrollimin e barnatores të dyshuarit mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar 110 paketime të llojeve të ndryshme të cilat kanë qenë pa banderola dhe nuk i dihet prejardhja e produkteve. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/