
Dajana Shabani është aksidentuar në autostradën Tiranë-Durrës.
Moderatorja e ‘Ditë e re’ Dajana Shabani është aksidentuar gjatë ditë së djeshme dhe në makinë ishte edhe vajza e saj.
Gjatë rrugës, mësohet se Dajanës i pritet rruga nga një makinë, tip audi, shoferi i së cilës duket se nuk e pa fare makinën e prezantueses, në të djathtë të tij, shkruan lajmi.net.
Për të shmangur përplasjen me makinën tjetër, sipas vetë fjalëve të prezantueses, ajo del nga rruga duke u përplasur kështu disa herë me pengesat anash saj.
Fatmirësisht, asnjë nuk ka pësuar lëndime, përveç makinës së prezantueses, e cila është dërguar më pas për riparim.
