
Një aksident ka ndodhur në fshatin Zallq të Komunës së Istogut, ku mbetën 4 persona të lënduar.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia për Indeksonline, ku tha se tri vetura ishin të përfshira në atë aksident.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune rreth orës 7:10.
Indeksonline do të ju mbajë të informuar për detaje të tjera rreth këtij rasti.
