Mbrëmë në fshatin Pestovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, saktësisht në rrethrrotullimin që po ndërtohet aty.
Një i ri 21 vjeç ka humbur jetën nga lëndimet e marra, mëson Jepi zë.
Mësohet se Met Istrefi ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit.
Ky aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin që po ndërtohet pa asnjë standand në magjistrale.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksidentin me fatalitet, duke bërë të ditur se personi ka humbur jetën pak pas mesnatës.
Ndërkohë, janë publikuar edhe pamjet e rënda të aksidentit, ku shihet se është dëmtuar shumë vetura e cila u rrotullua pasi goditi anësoret e rrethit.