970×90
970×90

Aksident i rëndë në Lagunën e Patokut, plagosen 6 persona nga përplasja e dy makinave

Aksident i rëndë në Lagunën e Patokut, plagosen 6 persona nga përplasja e dy makinave

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ndodhi pak më parë në rrugën pranë Lagunës së  Patokut.

Mësohet se dy automjete janë përplasur pranë zonës së bregut, duke regjistruar 6 të plagosur mes personave që po lëviznin me mjetet e përfshira në aksident.

Në vendngjarje kanë shkuar  autoambulanca të cilat kanë derguar të plagosurit në spital.

Disa prej tyre janë dërguar në spitalin e traumës në Tiranë, ndërkohë policia e Kurbinit po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Related posts