
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rogova”.
Disa persona janë lënduar me ç’rast kanë dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë.
Shefit të Shërbimit të Urgjencës në Prizren, Gylxhan Hasani, ka deklaruar se ekipet mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe janë duke i ofruar tretman mjekësor të lënduarve.
Sipas tij, janë lënduar rëndë dy persona, ku njeri prej tyre në gjendje kome është dërguar për tretman në QKUK si dhe dy të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Ambulanca e cila shihet duke i dhënë ndihmën personave të lënduar.
Gazeta Online “Reporteri.net” ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë përgjigje.