Kosovës i janë rikthyer problemet me ndotjen e ajrit.
Prishtina si kryeqytet i Kosovës, aktualisht ka ajër shumë të pashëndetshëm, shkruan lajmi.net.
Sipas matësit të vendosur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndotja aktualisht shënon nivelin prej 151 PPM.
Një nivel i tillë ndotës i ajrit, konsiderohet si shumë i pashëndetshëm.
Problemin e njëjtë, Prishtina e kishte edhe viteve të kaluara kur jo rrallë herë rradhitej si qyteti i parë në botë me ndotjen më të madhe.
Për këtë çështje madje edhe ishte protestuar. /Lajmi.net/
12:22 | 10/23/2019