Një shembull tjetër i keqpërdorimit të ndihmës shtetërore.
Mustafa Qadiri, 38 vjeç, mori më shumë se 5 milionë dollarë nën Programin e Mbrojtjes së Paycheck (PPP).
Sidoqoftë, në vend që të përdorte paratë për të zhvilluar biznesin e tij, ai i shpenzoi për veturat luksoze, transmeton Telegrafi.
Gjatë pandemisë, më saktësisht që nga maji i vitit të kaluar, ai bleu një Ferrari 458 të përdorur, një Lamborghini Aventador S dhe një Bentley Continental GT.
Ai tani është arrestuar dhe akuzuar për mashtrim dhe pastrim parash.
Quadiri kishte aplikuar për “ndihma COVID-19” për të ndihmuar biznesin për katër kompanitë e tij me qendër në Kaliforni.
Ai përdori një identitet të rremë për të raportuar, dhe më vonë u përcaktua se asnjë prej kompanive nuk ishte operacionale.
Qadiri është arrestuar dhe nëse dënohet mund të përballet me një dënim maksimal prej 302 vjet burg.