![Ahmeti:Vazhdoni t’i mbani maskat situata është e rëndë](https://gazetaprojekti.com/wp-content/uploads/2020/07/436A900B-700B-413C-880A-462CD7B09353.jpeg)
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se situata me COVID-19 mbetet edhe më tej e rënduar.
Prishtina është qyteti me më së shumti raste aktive me koronavirus në Kosovë.
Aktualisht sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, në kryeqytet janë 1 mijë e 118 raste aktive me koronavirus, shkruan lajmi.net.
Duke e parë këtë situatë, i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se situata me pandeminë COVID-19 është ende e rënduar.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i mbajnë maskat dhe t’iu përmbahen të gjitha rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
Postimi i plotë i Ahmetit, pa ndërhyrje:
Mirëmengjesi Prishtinë!
Ju urojmë një javë të mbarë e të bukur. Situata me #covid19 mbetet edhe më tej e rënduar, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit.
Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!
Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!
#prishtina 💙
#shpiPRkrejt 🏡.