Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë sot se ka pasur presion nga Vetëvendosja për lejimin e ndërtimeve në liqenin e Badovcit.
Ai në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës për ndërtimet në liqenin e Badovcit, ka thënë është pro anulimit të kushteve të ndërtimit, por këtë së pari një gjë të tillë duhet të bëjë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Me këtë rast, ka nisur polemika me asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosjes, ku Ahmeti i është drejtuar asamblistëve të kësaj lëvizje me këto fjalë: “Mos më shtini me fol se presionin më të madh për këtë lagje e kam pasur nga Vetëvendosja”.
Ndërsa asamblistët e Vetëvendosjes, i kanë thënë Ahmetit: “Fol se s’kemi asgjë me fshehë”.