Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Ahmetaj ka marrë pjesë sot në Kuvendet zgjedhore të Organizatës së Veteranëve në Pejë dhe Deçan, shkruan Gazeta Projekti.
Ai tha se ishte i nderuar se u takua me shumë luftëtar të zot, me bashkëluftëtar që mbajnë plagë të rënda në trupin e tyre.
Postimi i plotë:
Sot pata nderin të jem i ftuar në cilësinë e mysafirit në Kuvendin e pestë (V-të) zgjedhor të OVL-UÇK dega në Deçan, shtresës më të shtrenjtë dhe më të çmuar të shoqërisë sonë.
Aty u takuam me shumë luftëtar të zot, me bashkëluftëtar që mbajnë plagë të rënda në trupin e tyre, u takova me familjar që kanë 3-4 dëshmor në familje, sa u gëzova që i pashë këta njerëz me vlera aq të mëdha, po aq u përmallova për të kaluarën tonë të lavdishme.
Në fjalën e tij përshëndetëse Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit dhe Kryetari i AAK-së, foli për vlerat e veteranëve, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së të kësaj zone por edhe të këtyre shtresave në përgjithësi si luftëtar të pathyeshëm, por edhe ndau momente të rëndësishme nga betejat dhe luftërat çlirimtare.
Komandanti ynë i UÇK-së dhe Kryetari AAK-së z.Ramush Haradinaj diskutoj për të ardhmën e vendit tonë dhe domosdoshmërinë e ndryshimit të qeverisë aktuale. Kryetari i AAK-së Haradinaj pati për ne edhe lajme shumë të gëzueshme, “në qeverisjen tonë të ardhshme do të antarsohemi direkt në NATO, që është për ne një domosdoshmëri strategjike, që do ta garantojë sigurinë tonë kombëtare dhe do të hapë dyert për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”. Në fjalën hyrëse por edhe në raportin e punës luftëtari shembull i UÇK-së Dr.Bekim Vishaj tregoj për punën e madhe që ka bërë Organizata e Veteranëve të Luftës Dega në Deçan në krye me Gjeneral Avdyl Mushkolaj. Të gjithë të pranishmit në sallë e priten me duartrokitje zgjedhjen e Gjeneral Avdyl Mushkolaj për Kryetar të Degës së OVL-UÇK dega në Deçan. Me kët rast i dëshiroj suksese Gjeneral Avdyl Mushkolajt në punën e mëtutjeshme, por edhe zgjedhjes së Këshillit Drejtues. Veteranëve të UÇK-së, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve duhet tu krijohen kushte më të mira dhe mbështetje financiare për invalid dhe njerëz që kanë nevojë për ndihmën e shtetit por duhet të sigurohen edhe paga të dinjitetshme.